Volkswagen prezanton në Gjenevë makinën e parë plotësisht autonome

Auto

Volkswagen prezanton në Gjenevë makinën e parë plotësisht autonome

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:16
Volkswagen

Kjo lëvizje vjen si pjesë e strategjisë së prodhuesit Gjerman për të qenë në krye të teknologjive të reja pas skandalit të emetimeve që përfshiu kompaninë vitin e kaluar.

Prodhuesi më i madh Europian i makinave tha se do të investojë miliard euro në makinat elektrike dhe sistemet e automatizuara. Brenda 2025-ës kompania do të sjellë në treg 30 modele makinash elektrike.

Koncepti i cili do të prezantohet në Gjenevë është Sedric, një makinë e nivelit të 5-të plotësisht e automatizuar. Sedric mund të mbajë 4 pasagjerë.

Mercedes Benz gjithashtu prezantoi makinën e parë plotësisht autonome dy vite më parë, modelin F 015. Sakaq Toyota shprehet se makinave të nivelit të 5-të do tu duhen të paktën 10-15 vite për implementimin në shkallë të gjërë. Ford gjithashtu nuk sheh një makinë autonome në rrugë përpara 2025-ës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat