Pas 40 vitesh, Alpine A110 rikthehet me pamje të mahnitshme

Auto

Pas 40 vitesh, Alpine A110 rikthehet me pamje të mahnitshme

Më: 1 mars 2017 Në ora: 09:13
Alpine A110

Makina franceze Alpine A110 që ka qenë shumë e kërkuar gjatë viteve 1960 dhe 1970, do të rikthehet me një pamje të mahnitshme.

Alpine kishte bërë të ditur kohë më parë, se do ta sjellë kupenë e njohur si berlinette, por pa bërë të ditur se çfarë pamje do të ketë.

Së fundmi, janë publikuar disa fotografi, që e shfaqin modelin A110 i cili është i bazuar tërësisht në makinën e dikurshme.

Mirëpo, dy ulëset, grilli, dritat dhe pjesa e pasme nuk janë larguar, por vetëm se kanë linja më të buta që duken shumë më mirë.

Modeli me platformë alumini, mund të arrijë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 4.5-sekonda, ndërsa lëvizë me 250 kuajfuqi.

Për më shumë rreth këtij modeli të rikthyer, mund të mësojmë me shtatë mars kur të paraqitet zyrtarisht në Geneva Motor Show.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat