Tani nuk do ju duhen më pajisje për të fshirë borën e as solucione për të shkrirë akullin

Auto

Tani nuk do ju duhen më pajisje për të fshirë borën e as solucione për të shkrirë akullin

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Volkswagen

Kjo është risia në veturat Volkswagen.

Kompania Gjermane për prodhimin e veturave Volkswagen ka dizajnuar xhamin e përparmë të veturave i cili do të shkrijë akullin dhe borën pa qenë nevoja e vendosjes së telave ngjashëm më xhamin e pasmë.

Në vend të telit ngrohës, do të përdoret një shtresë e hollë përçuesi elektrik nga argjendi e cila do të vendoset në mes dy shtresave të xhamit pa penguar pamjen. Ky sistem do të përdorë 400-500Ë dhe do të jetë në gjendje që shumë shpejt të shkrijë borën dhe akullin e formuar në xhamin e përparmë të veturës.

Fillimisht, ky sistem i xhamit të përparmë klimaterik do të vendoset në modelet e Volkswagen në Evropë si Golf, Tiguan, Passat dhe Sharan si opsion me çmim të arsyeshëm prej 340€.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat