Jaguar F-Type mund të jetë shumë më i kërkuar se Ferrari

Auto

Jaguar F-Type mund të jetë shumë më i kërkuar se Ferrari

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:09
Jaguar F-Type

Pas publikimit të fotografive të modelit F-Type, njohësit e makinave kanë thënë se do të jetë shumë i kërkuar në treg.

Madje, duke dalë para Ferrari FF që është lansuar në fund të vitit të shkuar.

Kjo veturë britanike që del në shitje gjatë këtij viti, është mjaft e gjatë dhe e gjerë, që japë një komoditet të madh udhëtarëve. Megjithatë, nuk dihet se çfarë ka nën kapak, apo për kapacitetet me të cilat do të lëvizë.

Duke u bazuar në grillin e madh si dhe linjat e pjesës së jashtme, që e ndihmojnë shumë aerodinamikën, pritet të jetë mjaftë i shpejtë.

Sidoqoftë, mbetet të shihet se çfarë qëndrueshmërie do të ketë dhe sa duhet të paguhet për të blerë një Jaguar të tillë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat