”Volkswagen” bëhet lideri botëror i automjeteve për vitin 2016

Auto

”Volkswagen” bëhet lideri botëror i automjeteve për vitin 2016

Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:22
Volkswagen

Kompania “Volkswagen AG” (VW) ka arritur të bëhet prodhuesi më i madh i automjeteve vitin e kaluar duke arritur më shumë se 10,3 milionë automjete në botë, një rritje prej 3,8 për qind në raport me vitin 2015, sipas të dhënave të publikuar nga kompania gjermane.

Në dhjetor, kompania japoneze “Toyota” kishte arritur të tregtonte 10,2 milionë automjete në vitin 2016 duke qëndruar mbrapa grupit VW.

“Volkswagen”, me këtë performancë, ka arritur të jetë në krye të podiumit pavarësisht skandalit për motorë diesel të trukuar.

“Viti 2016 ishte shumë sfidues për ne. Ne arritëm të zgjidhim dhe të tejkalojmë krizën e dieselit dhe në të njëjtën kohë filluam një preces ndryshimi thelbësor (…) për të bërë Volkswagen gati për të ardhmen e qarkullimit”, tha drejtori ekzekutiv i grupit VW, Matthias Mueller.

“Volkswagen” synon të prezantojë 60 modele të reja gjatë vitit 2017 në të gjitha markat e saj.

Në vitin 2016 grupi arriti të shesë 4,2 milionë vetura në Evropë, 4,3 milionë në rajonin Azi-Paqësor dhe 975 600 në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat