Filmohet gjatë fazës së testimit, makina misterioze që lëvizë me rrymë

Auto

Filmohet gjatë fazës së testimit, makina misterioze që lëvizë me rrymë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 07:59
Makina

Në pistën e Nurburgring të Gjermanisë është filmuar makina misterioze që mendohet se është nga një prodhues kinez.

Sipas ‘Car News China’ kjo veturë i përket kompanisë EV Next dhe është një makinë elektrike që do të arrijë 1,360 kuajfuqi.

Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture të ulët dhe të gjerë, e cila shihet vetëm për disa sekonda.

Në bazë të ekspertëve që i kanë studiuar tingullin, thuhet se ka të bëjë me fuqi të lartë, por nuk besohet të jetë aq sa pretendohet.

Sidoqoftë, këtë do ta kuptojmë më 21 nëntor, kur do të publikohet ky EV në Londër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat