Parkingu gjigand i makinave të Volkswagen

Auto

Parkingu gjigand i makinave të Volkswagen

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 19:51
Parkingu i Volkswagen

Të lokalizuara në zemrën e qytetit të makinave, kullat e makinave të Volkswagen janë të dukshme nga një distancë shumë e largët, pasi ato janë pothuajse ndërtesat më të larta në Wolfsburg të Gjermanisë.

Sidoqoftë kullat nuk janë ndërtuar vetëm për t’u parë. Të gjitha makinat e prodhuara qëndrojnë aty, derisa blerësi i tyre i ri të zgjedhë njërën.

Kullat janë projektuar posaçërisht për të ruajtur makinat. Më e madhja nga ato është e lartë 487.6 metër dhe ka kapacitet rezervimi prej 400 makinash.

Mbi dy milionë konsumatorë kanë zgjedhur t’i marrin vetë makinat e tyre nga kulla e Volkswagen, që kur ajo u hap në vitin 2000. Mesatarisht atje merren 500 makina në ditë, pra makinat e reja rrinë aty për rreth 24 orë.

Vokswagen tha se kishte mjaft hapësirë për të ndërtuar edhe kulla të tjera shtesë, por ishte e kënaqur me dy pasi ajo punonte aktualisht me kapacitetin optimal të prodhimit.

Kullat lidhen me një tunel nëntokësor me qendrën kryesore të prodhimit të makinave në Wolfsburg, Gjermani. Njëri nga dy ashensorët e ndërtesës e tërheq makinën nga vendi i saj i parkimit dhe pastaj e ul altë në katin e parë. Pastaj makinat transferohen në qendrën e shpërndarjes ku vendoset licenca dhe i dorëzohet blerësit transmeton krokodili.al .

Volkswagen e lejon edhe hyrjen e vizitorëve në kullën e saj të makinave, prandaj nëse shkoni në Wolsburg, sigurohuni t’i bëni një vizitë edhe kullës madhështore të Volkswagen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat