Audi publikon foto të reja të modelit të ri A5

Auto

Audi publikon foto të reja të modelit të ri A5

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 21:11
Audi

Shitjet e modelit të ri A5 kanë filluar javën e kaluar në të gjithë Evropën, dhe Audi ka publikuar disa fotografi të reja në rezolucion të lartë të tij.

Me rrota 19 inç dhe drita LED në kokë, përfshirë sistemin teknologjik Matrix, modeli i ri i Audi është thjeshtë mahnitës.

Përveç pamjes së mrekullueshme nga jashtë, vetura ka edhe një pamje të bukur brenda, me ulëse luksoze sportive dhe punime prej alumini për t’ia dhënë një shije më të mirë veturës.

A5 Coupe i ri ka një çmim fillestar prej 43,000 euro në Gjermani, përderisa versioni tjetër S5 Coupe kushton 62,000 euro.

Shikoni fotografitë e reja të modelit të ri:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat