Shqiptarja e parë që futet me pasaportë të Kosovës në Spanjë!

Atletika

Shqiptarja e parë që futet me pasaportë të Kosovës në Spanjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:40
Majlinda Canolli

Spanja nuk i njeh pasaportat dhe shtetin e Kosovës. Megjithatë një sportiste shqiptare futet me pasaportë të Kosovës në shtetin spanjoll. Është fjala për atleten e Kosovës Majlinda Canolli, e cila tani është duke menduar për garën e nesërme sportive në fanellën e policisë së Kosovës.

“Këtu po marr pjesë në një garë evropiane policore. Unë këtu po përfaqësoj policinë e Kosovës si atlete”, tha Canolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Majlinda në mes

Si arritët të futeni në Spanjë me pasaportë të Republikës së Kosovës? “Spanja na ka dhënë viza. Ambasada e Spanjës na ka pajis me viza për këtë garë. Ne së pari ju kem shkruar, ju kem drejtuar me shkrim dhe ja kem sqaruar se jem për sport aty. Ata na kanë shpjeguar se nuk lejojnë kosovarët. Edhe ne ju kemi treguar se për sport s’ka ndalesa dhe veç jem në Spanjë”, tregon Canolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat