I marrin vizat për Bosnje, Mamusha premton maksimumin për Kosovën

Atletika

I marrin vizat për Bosnje, Mamusha premton maksimumin për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:26
I marrin vizat për Bosnje, Mamusha premton maksimumin për Kosovën

Atleti i kombëtares së Kosovës, Tirron Mamusha, tregon se i morën vizat për Bosnjë e Hercegovinë dhe sipas tij, janë mirë të përgatitur për gjysmëmaratonën (21.1 km). “Në këtë garë marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit. Jam i përgatitur maksimalisht për këtë dhe presim rezultat maksimal”, tha Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Përveç Mamushës Kosova përfaqësohet me atletet Luljeta Zhegrova - Shala, Arbnore Berisha, Ilir Rrudhani, si dhe trajneri Hysni Hoti. Kjo është një garë e rëndësishme, ku atletët tanë synojnë rezultate sa më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat