Atletja kroate tregon arsyen pse e bëri shqiponjën

Atletika

Atletja kroate tregon arsyen pse e bëri shqiponjën

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:52
Sandra Perkoviç

Atletja kroate Sandra Perkoviç i është gëzuar triumfit në një garë ndërkombëtare të atletikes në Kroaci, duke e bërë me duar simbolin e shqiponjën dykrerëshe.

Perkoviç fitoi bindshëm në hedhje të diskut, të cilin e flaki 67.60 metra larg, duke e lënë në vendin e dytë kubanen Yaime Perez dhe në vendin e tretë amerikanen Valarie Allman.

Por, festimi i saj – i ngjashëm me atë të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit – mori vëmendjen saqë pas triumfit Perkovic u pyet nëse i kishte imituar ata.

Xhaka dhe Shaqiri shkaktuan polemika të mëdha në Kupën e Botës këtë verë në Rusi, kur golat e shënuara në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, i festuan duke e bërë shqiponjën. Si pasojë, ata u gjobiten nga FIFA dhe morën paralajmërime mos ta përsërisin më.

Ndërkohë, Sandra, pasi e fitoi garën dhe e bëri shqiponjën, u pyet rreth festimit nga gazetari i HTV.

“Festimi im pati kuptimin se më në fund disku fluturoi”, shpjegoi Sandra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat