Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, ka kritikuar presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe në prani të Svein Arne Hansen, president i Federatës Atletike Evropiane. Në zyrën e tij Hasani kishte pritur Hansenin dhe Sylejmanin, por ky i fundit ia numëroi të gjitha gabimet. Sylejmani ia plasi në sy Hasanit, duke ia kujtuar mosftesën për në Lojërat Olimpike - “Rio 2016”, pastaj për interferencat politike në KOK, për mosshfrytëzimin adekuat të fondeve nga Solidariteti Olimpik. Hasani u kritikua ashpër dhe për kategorizimin e atletikës në kategorinë B sipas rregullores së KOK-u.