Hansen: Prishtinës i duhet një stadium i atletikës! - Bota Sot
Hansen: Prishtinës i duhet një stadium i atletikës!

Atletika

E shtunë, 22 shtator 2018

Hansen: Prishtinës i duhet një stadium i atletikës!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2018 Në ora: 14:18
Pamje nga konferenca

Kryeqyteti i Kosovës pa stadium të atletikës është sikurse peshku pa uji.  “Prishtinës i duhet një stadium i atletikës”, kështu ka thënë  në konferencë me gazetarë Sein Arne Hansen, president i Federatës Atletike Evropiane. Ai është hera e dytë që zbarkon në tokën e Kosovës dhe me përshtypje të jashtëzakonshme, por brenga e tij është që Prishtina si kryeqytet nuk ka stadium dhe iu bën thirrje krerëve të shtetit që të mendojnë në këtë drejtim dhe të investojnë në infrastrukturë.

Presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është i ngazëllyer me fjalët e presidentit të Federatës Evropiane dhe aq me tepër që me 3-4 shtator në Prishtinë do të mbahet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Atletikës (EAA). Mbajtja e një mbledhje të nivelit të lartë në vendin tonë, dëshmon edhe një reputacion për federatën tonë që ka në rrafshin ndërkombëtar, për faktin se iu është besuar një organizim i këtij nivelit. “Ky bord përbën 9 anëtarë prej tyre, kryetari, 3 nënkryetarë, sekretari ekzekutiv dhe katër anëtarë tjerë të bordit”, ka thënë Hansen.

“Jam i kënaqur me vizitën në Kosovë është hera e dytë që jam në këtë vend. Po ndjehem shumë mirë.  Është një nga vizitat më të këndshme që kam pasur ndonjëherë dhe një tjetër motiv shtesë për ta përkrahur Kosovën. Po ashtu kemi mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të EAA dhe kemi se çfarë të diskutojmë”, tha mes të tjera Hansen. Sylejmani shprehet  i kënaqur për ardhjen e presidentit të institucionit më të lartë evropian. “Jam shumë i kënaqur me ardhjen tuaj dhe është hera e dytë që jeni Kosovë. Është një impuls dhe fuqi për ne dhe atletikën tonë që të punojmë për rezultate më të mira në arenën ndërkombëtare. Përkrahja e juaj e fuqishme na jep fuqi për të bërë më të mirën”, tha mes të tjera Sylejmani.

Ndërkaq, Hansen tha se Kosovës i duhen ndihma në referim, në edukimin e kuadrove të reja, të ketë sa më shumë vullnetarë etj. por mbi të gjitha i duhet një stadium në Prishtinë. “Prishtina është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka stadium të atletikës. Gjithmonë i kemi përkrahur vendet e vogla gjithsesi kemi mbështet edhe aktivitetet në shtetet e rajonit. Jam shumë i sigurt se ju keni talent të mëdhenj brenda dhe jashtë vendit. Fatkeqësisht ne nuk jemi si UEFA dhe FIFA që t’ju përkrahim financiarisht, përveç në aspektin teknikë.  Prioritet për federatën është stadiumi i atletikës në Prishtinë dhe shpresoj se mund t’i bindim edhe krerët e shtetit tuaj për të ndërtuar një stadium të atletikës”, thotë mes të tjera Hansen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test