Maratona e Tiranës më 7 tetor, 18 çmime deri në 2500 euro - Bota Sot
Maratona e Tiranës më 7 tetor, 18 çmime deri në 2500 euro

Atletika

E premte, 21 shtator 2018

Maratona e Tiranës më 7 tetor, 18 çmime deri në 2500 euro

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:37
Maratona e Tiranës

Maratona e Tiranës që do të mbahet për të tretin vit radhazi në kryeqytet në datën 7 tetor është një mundësi e mirë jo vetëm për të provuar veten fizikisht, por edhe për të përfituar financiarisht. Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WE Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe.

Më konkretisht fituesit e kategorisë “Half Marathon”, që është edhe gara më e gjatë dhe më e vështirë do të ketë një shpërblim financiar prej 2500 euro për secilën gjini. Ndërkohë që fituesit e vendit të dytë do të kenë 1500 euro për secilën gjini dhe vendi i tretë do ketë mundësi të marrë nga 1000 euro.

Por edhe fituesit e kategorisë “Tirana 10K” do të kenë gjithashtu shpërblim financiar. Natyrisht që krahasuar me kategorinë e “Half Marathon” shuma është më e vogël, por mjaftueshëm e konsiderueshme dhe që mund të ishte një motivim jo i vogël për këdo që do të garojë në këtë kategori. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të përfitojë 1500 euro, çmimi i dytë 750 euro për secilën gjini dhe çmimi i tretë nga 500 euro.

Kategoria e tretë ku do të garohet në këtë maratonë është edhe “WE Too”, e cila i dedikohet personave me aftësi ndryshe. Organizatorët kanë menduar që edhe për këtë kategori të ketë 5 çmime, nga 3 për secilën gjini. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të jetë 750 euro, çmimi i dytë 650 euro dhe çmimi i tretë 500 euro për secilën gjini.

Siç edhe shihet vlerat që mund të fitohen janë të konsiderueshme, ndaj mos e mendo dy herë, regjistrohu për të garuar në maratonë.

Çmimet dhe kategoritë

Half Marathon

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 2500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 1000 euro

Tirana 10K

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

WE Too

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 650 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test