Tirron Mamusha dhe Dëbora Keçi, mjeshtër të triathlonit - Bota Sot
Tirron Mamusha dhe Dëbora Keçi, mjeshtër të triathlonit

Atletika

E mërkurë, 26 shtator 2018

Tirron Mamusha dhe Dëbora Keçi, mjeshtër të triathlonit

Nga: K. G. Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:11
Tirron Mamusha dhe Dëbora Keçi, mjeshtër të triathlonit

Atleti nga Gjakova Tirron Mamusha do ta kujtoj një periudhë të gjatë garën e fundit “PrishtinaTriathlon”. Një garë që solli emocione, ndërsa për garuesit ishte mjaft e vështirë por që ia dolën me sukses. Beso se mundesh dhe vetëm je në gjysmë të rrugës”, kështu ishte motoja. Një ditë speciale me një ngjarje të veçantë ndodhi në Prishtinë.

Image

Klubi ‘Germia555’ organizoi edicionin e parë të ‘PrishtinaTriathlon’ me mbështetje të plotë të Meridian Express dhe përkrahje nga Komuna e Prishtinës duke e bërë kështu Prishtinën të njëjtë sikur qytetet tjera Europiane me këtë sport të qëndrueshmërisë.

Image

U desht vizion, besim dhe shumë punë nga të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet: organizatorët, sponsori, vullnetarët dhe ushtrime të sportistëve tonë, për ta bërë këtë ngjarje të suksesshme. Në edicionin e parë, 71 pjesëmarrës garuan, prej tyre, 60 meshkuj dhe 11 femra. Fituesi i edicionit të parë është Tirron Mamusha, i përcjellë nga Albion Ymeri i dyti dhe Alban Delija, i treti. 

Image

Në kategorinë e femrave, fituese është Dëbora Keçi, Qendresa Ramadani e dyta dhe Rita Zeqiri, e treta.

Jemi të lumtur për këtë aktivitet të përbashkët dhe jemi të përcaktuar të vazhdojmë promovimin e jetës së shëndetshme dhe përcjelljen e mesazhit se: E ardhmja iu takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test