Ramadani me rekord të ri në hedhjen e gjyles - Bota Sot
Ramadani me rekord të ri në hedhjen e gjyles

Atletika

E premte, 17 gusht 2018

Ramadani me rekord të ri në hedhjen e gjyles

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:34
Muhamet Ramadani e Halil Sylejmani

Në Mitingu memorial ‘Bedri Bajrami’ në Mitrovicë, atleti Muhamet Ramadani vuri rekord të ri në hedhjen e gjyles me rezultat 13.97 metra në kategorinë e seniorëve. Atleti Ramadani edhe pse me moshë është shumë i ri ende si ka mbushur të gjashtëmbëdhjetat atletikes po i sjell rezultate që asnjëherë më par nuk i ka pasur në disiplinën e hedhjes së gjyles. Ramadani tani ka norme Botërore dhe Evropiane për kategorinë U18 në hedhjen e gjyles, ku në mitingun e 2 korrikut ka arritur rekord të Kosovës për kategorinë U18, rezultatin 18.32 dhe i ka zënë normën Botërore që është 18.30 dhe norma evropiane 17.00. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës. Halil Sylejmani, është i mahnitur me rezultatet e atletit të treguara gjatë këtij viti dhe i dëshiron sukses në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test