Atleti nga Malisheva edhe pa një krah sfidon të tjerët! - Bota Sot
Atleti nga Malisheva edhe pa një krah sfidon të tjerët!

Atletika

E shtunë, 21 korrik 2018

Atleti nga Malisheva edhe pa një krah sfidon të tjerët!

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:25
Atleti nga Malisheva edhe pa një krah sfidon të tjerët!

Atleti nga klubi i atletikës Malisheva, Grevist Bytyqi përkundër mungesës së njërit krah po sfidon atletët e tjerë. Në garën e fundit të mbajtur nga Federata Atletike e Kosovës atleti në fjalë arriti të dalë i dyti në disiplinën 400 metra. 

Ky djalosh ka një vullnet të jashtëzakonshëm në radhë të parë për jetën por edhe për arritjen e rezultateve në sportin e atletikës.

Grevisti është atlet potencial për gara ndërkombëtare për kategorinë e tij, por kjo po i pamundësohet sepse ende Komiteti paraolimpik i Kosovës nuk është pranuar në Komitetin Paraolimpik ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test