Vijona nuk kualifikohet në finale - Bota Sot
Vijona nuk kualifikohet në finale

Atletika

E enjte, 20 shtator 2018

Vijona nuk kualifikohet në finale

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:38
Vijona nuk kualifikohet në finale

Atletja e kombëtares së Kosovës, Vijona Kryeziu garoi në disiplinën 400 metra në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, që po mbahet në Spanjë. Megjithatë, ajo u rendit në vend të 14-të nga 15 garuese.

“Ajo pati kohën 56.03 sekonda, duke mos arritur të kualifikohet në finale”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Nga Vijona është pritur kohë më e mirë, por si duket nuk e ka pasur edhe ditën e saj. Mbi të gjitha, kjo sfidë ka qenë një përvojë e mirë për garuesen e KA Rogana dhe e cila vlerësohet si potencial i madh për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test