Sylejmani: ‘Bota sot’ ka qenë frymëzim e ushqim nga themelimi i shqiptarëve në Kosovë dhe me gjerë - Bota Sot
Sylejmani: ‘Bota sot’ ka qenë frymëzim e ushqim nga themelimi i shqiptarëve në Kosovë dhe me gjerë

Atletika

E enjte, 20 shtator 2018

Sylejmani: ‘Bota sot’ ka qenë frymëzim e ushqim nga themelimi i shqiptarëve në Kosovë dhe me gjerë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2018 Në ora: 10:55
Sylejmani: ‘Bota sot’ ka qenë frymëzim e ushqim nga themelimi i shqiptarëve në Kosovë dhe me gjerë

Kryetari  i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, tha se është e vetmja gazetë që e përkrahë maksimalisht ‘Mbretëreshën e sporteve’. “Pothuajse e vetmja gazetë ka qëndruar besnikë në Kosovë sidomos sportit, gjegjësisht Federatës Atletike dhe i jemi mirënjohës. Por edhe gazetari ka rolin kryesorë dhe si gazetë na ka përcjellë pothuajse në çdo hap si brenda dhe jashtë vendit, ka informuar opinionin në mënyrë të saktë dhe në mënyrë më korrekte, bazë për arritjen e rezultateve tjera.

Dhe kështu në bazë të shëndoshë çdo lëmi edhe sporti është prezantuar pa pikë përtese. Jo vetëm sportin lexoj edhe shumë gjëra tjera në ‘Bota sot’ edhe gjërat e përditshme, ngjarjet edhe ato historike, kulturore, arsimore, ndërkombëtare e diplomatike, asnjë gjë nuk është e shtrembëruar, por të gjitha paraqiten me fakte dhe shumë të sakta.

‘Bota sot’ ka qenë frymëzim e ushqim nga themelimi i shqiptarëve në Kosovë dhe me gjerë, për të ditur se çka ka ngjarë, edhe më herët, dje dhe sot dhe asnjëherë nuk e ka lakuar rrugën. Unë në emër të Federatës Atletike të Kosovës dhe në emrin tim personal, e përgëzoj edhe e falënderoj përzemërsisht pikësëpari gazetën “Bota sot”, gazetarin Kemajl Goca stafin tjetër profesional dhe udhëheqës, që të vazhdojnë këtë veprimtari sepse janë të çmuar. Urime 23 vjetorin dhe rroftë me mijëra vjet”, shprehet Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test