Malisheva dhe Mitrovica dominuan - Bota Sot
Malisheva dhe Mitrovica dominuan

Atletika

E shtunë, 21 korrik 2018

Malisheva dhe Mitrovica dominuan

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:19
Pamje nga një garë

Federata Atletike e Kosovës ka organizuar Kupën e Kosovës për pionier-e ku morën pjesë mbi 300 garues nga 13 Klubet e Kosovës.

Klubet më të suksesshme në plasmanin e përgjithshëm ishin Klubi Atletik “Mitrovica” nga Mitrovica, Klubi Atletik “Malisheva” nga Malisheva dhe “Prizreni” nga Prizreni.

Federata Atletike ka shpallur klubet më të mira në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave

Në kategorinë e meshkujve fituesit e kupës së Republikës u shpall Klubi Atletik “Malisheva” me 90.30 pikë, “Mitrovica” me 70.3 pikë dhe “Llapi” me 22.8 pikë

Në kategorinë e femrave fituesit e kupës së Republikës u shpallën “Mitrovica” me 90.5 pikë, “Theranda” me 74.3 dhe “Prishtina” me 71.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test