Atletët mëtojnë rezultate të mira në Turqi - Bota Sot
Atletët mëtojnë rezultate të mira në Turqi

Atletika

E enjte, 21 qershor 2018

Atletët mëtojnë rezultate të mira në Turqi

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:02
Atletët mëtojnë rezultate të mira në Turqi

Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës, mëtojnë rezultate të mira në Turqi. “Kosova U-18 do të marrë pjesë në Kampionatin e Ballkanit për kategorinë U-18 e cila do të mbahet me 10 qershor në Stamboll. Kosova përfaqësohet nga Djellza Selaci (800 metra), Albina Bojaxhiu (400 m.), Elona Hoda (800 m.), Ardian Peci (1.500 m.), Leon Thaçi 800 m.), Gent Kaja 1.500), Muhamed Ramadani) në hedhje të gjyles), Aludin Suma (disk), së bashku me ekipin udhëtuan edhe Xhavit Tahiri, Shaban Ramadani. Në krye të delegacionit është kryetari i Federatës Halil Sylejmani i cili është i bindur se nga ky përfaqësim do të kthehemi me medalje”, bëhet e ditur nga federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test