Mamusha mburret me titullin në 5.000 metra, mendjen e ka në Europë! - Bota Sot
Mamusha mburret me titullin në 5.000 metra, mendjen e ka në Europë!

Atletika

E martë, 19 qershor 2018

Mamusha mburret me titullin në 5.000 metra, mendjen e ka në Europë!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2018 Në ora: 14:32
Tirron Mamusha

Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, është mbajtur Kampionati i Kosovës në atletikë. Në të gjitha disiplinat është zhvilluar një rivalitet i madh dhe pa dyshim se ka pasur edhe befasi qoftë në vrapime qoftë në disiplina teknike.  Në disiplinat 100 metra (femra e meshkuj), vendi i parë: Lirije Peci (Trepça) me kohë 13 sekonda e 28 qindtat; Mentor Ajazaj (LPR)) 10.97; në 400 metra: Vijona Kryeziu (Rogana) 1.01,26 minuta; Astrit Kryeziu (Rogana) 52,74. Në 1500 metra: Gresa Bakraçi (Besa) 4.45,74; Valentin Sadiku (Trepça) 4.09.66; në 5.000 metra: Luljeta Shala (Llapi) 19.30,60 minuta; Tirron Mamusha (Gërmia555) 17.08.55. Në disiplinat teknike - hedhja e gjyles, vendi i parë Muhamet Ramadani (Trepça) 13.36 metra; në disk Ardita Uka (Trepça) 30,66 metra; shtizë: Argjend Avdia (Besa) 47.60 metra; trehapësh: Rita Hajdini (Llapi) 10,67 metra; gjatësi: Mentor Ajazaj (LPR) 5.97 metra dhe lartësi: Erdis Ahmeti (nuk është shënuar rezultati).

Image

Atleti gjakovar, Tirron Mamusha, anëtar i “Gërmia555” nga Prishtina, është sikurse në qiellin e shtatë për suksesin e madh në shtigjet e gjata. “Në ditën e parë të Kampionatit të Kosovës, disiplina 5000 metra, arrita të fitoj vendin e parë, njeherit edhe u shpalla kampion i Kosovës. Gati një vit si pjesë e klubit ‘Gërmia555’ arrita të shpallem kampion, gjithmonë duke ju falënderuar trajnerit Ukë Gashi dhe klubit ‘Gërmia555’, që pa dyshim janë faktorët kryesor që edhe arrita suksesin.

Vështirë ishte për arsye të papërvojës në stadiume, kemi punuar shumë deri me sot dhe besoj që edhe e kemi pritur”, tha Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Kemi punuar që një vit, ushtrime intensive për këtë sukses dhe më në fund ja arritëm qëllimin. Tash qëllimi im dhe i klubit ‘Gërmia555’ është sfidat tjera në arenën ndërkombëtare”, tha Mamusha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test