I hiqet medalja e artë Boltit - Bota Sot
I hiqet medalja e artë Boltit

Atletika

E mërkurë, 26 shtator 2018

I hiqet medalja e artë Boltit

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:22
Usain Bolt

Nesta Carter ka humbur apelin e tij kundër vendimit për t’i hequr medaljen e artë skuadrës së Xhamajkës, ku përfshihet edhe Usain Bolt, pasi Carter rezultoi pozitiv me doping. Një kampion gjaku i Carter në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” ka rezultuar pozitiv me një substancë të ndalur simuluese, në bazë të testeve të bëra në janarin e kaluar, kësisoj është hequr një medalje ari e dhënë dhjetë vjet më parë. Carter ishte në katërshe me sprintierët e tjerë Bolt, Powell dhe Frater në garën 4x100m dhe e reklamoi vendimin në CAS, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë IAAF për vendimin e marrë. Kjo do të thotë se Bolt ka një medalje më pak në karrierën e tij që e ka bërë atletin më të madh të të gjitha kohërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test