Mo Farah fiton garën e Manchesterit - Bota Sot
Mo Farah fiton garën e Manchesterit

Atletika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Mo Farah fiton garën e Manchesterit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:32
Mo Farah

Atleti britanik Mo Farajh, kampion olimpik e botëror në garën e 5 dhe 10 mijë metrave, ka fituar sot garën e 10km të zhvilluar në rrugët e Manchesterit. Kjo ishte hera e parë që Farah merrte pjesë në këtë distancë që pas Botërorit të vitit të kaluar, në Londër, ku dhe vendosi që t’i dedikohej maratonës. Por duket se britaniku ka vendosur të testojë veten në një distancë të dashur për të, duke fituar.

Farah, që një muaj më parë u rendit i treti në maratonë klasike të Londrës, sot arriti të triumfojë, duke mbërritur i pari në finish, ku dha kohën 28’27”, duke u shkëputur në 100 metrat e fundit, pas një duel të fortë me Moses Kipsiro të Ugandës. Ndërsa i treti u rendit keniani Abel Kirui. Atleti britanik kishte 11 vjet që nuk merrte pjesë në këtë garë që zhvillohet në rrugët e Manchesterit.

Atleti 35-vjeçar tregoi një formë të mirë, në një distancë ku ai arrin të administrojë mirë energjinë, ndaj dhe e pati të lehtë të shtonte rritmin dhe të shkëputej në 100 metrat e fundit ndaj rivalëve. “Isha i shpejtë në fundin e garës, por nuk ishte e lehtë të fitoja. Isha disi i lodhur, pasi ende nuk kam rikuperuar 100% nga maratona e Londrës, ndaj vuajta disi në fund, por ia dola mbanë”, tha Mo Farah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test