Rregullat e reja të IAAF, kampionia olimpike detyrohet të ulë nivelin e testosteronit

Atletika

Rregullat e reja të IAAF, kampionia olimpike detyrohet të ulë nivelin e testosteronit

Më: 28 prill 2018 Në ora: 09:42
Caster Semenya

Të garosh si e dopuar, apo mjekimi që përdor shërben për të kuruar sportistet që kanë nivele të larta testosteroni, për shkak se trupi i tyre prodhon me shumicë një lëndë të tillë të ndaluar në testet antidoping. Një dilemë që ka kushtëzuar prej kohësh sportin e atletikës për femra, kryesisht në garat e mesme, pasi janë të shumta sportistet, të ashtuquajtura iperandrogene, për shkak të nivelit të lartë të testoteronit (hormonit mashkullor), që ndikonte në paraqitjen e tyre në garë.

Së fundi, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka vendosur që të marrë një vendim. Nga 1 nëntori 2018, asnjë sportiste “iperandrogene” e garave nga 400 deri në 1500 metra nuk do të lejohet të marrë pjesë në aktivitet. Ose, të paktën, të kenë 6 muaj që e kanë ulur nivelin e testosteronit, në mënyrë që të lejohen për të garuar në aktivitetet ndërkombëtare.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, tha: “Kemi detyrën që të garantojnë barazinë për atletet, që të garojnë të gjitha në nivele të njëjta. Fitorja sportive duhet të vijë falë talentit dhe punës së madhe dhe jo prej faktorëve të tjerë”. Sportistja më e njohur si iperandrogene është kampionia olimpike dhe e botës Caster Semenia e Afrikës së Jugut. Podiumi i fundit e garës së 800 metrave në Lojërat e Komunuelthit ishte i përbrë nga 3 sportiste të tilla, çka lë të dyshosh se kurat ndikojnë shumë në rritjen e paraqitjes në pistë

IAAF e mori këtë vendim pas një studimi disavjeçar, që ka vërtetuar se atletet iperandrogene, që prodhojnë një nivel të lartë testosterone, po përfitojnë nga ky fakt. Kjo provë shkencore është përdorur pas vendimit që mori CAS i Lozanës në vitin 2015, që ndali rregullin që sportistet e tilla të përdornin trajtime të ndryshme për të ulur nivelin e testosteronit. Por pas studimit vjen vendimi i IAAF dhe karriera e këtyre sportisteve iperandrogene, përfshi edhe atë të Seminia, vihet në dyshim dhe në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat