Kipchoge triumfon në Maratonën e Londrës

Atletika

Kipchoge triumfon në Maratonën e Londrës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:16
Eliud Kipchoge

Prania e Mbretëreshës Elizabetë në momentin që i jep startin Maratonës së Londrës bëri që emocionet e një prej garave klasike në botë të ishin të mëdha. Një maratonë që dhuroi shumë spektakël, ashtu si gjithnjë. Fitues i garës për meshkuj, për të tretin vit me radhë, doli atleti nga Kenia, Eliud Kipchoge, fitues i medaljes olimpike në “Rio 2016”. Ai dha kohën 2h04”16, duke lënë pas etiopianin Tola Shura Kitata, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua një tjetër kampioni olimpik, britaniku Mo Farah.

Kjo ishte hera e parë që Farah garonte në maratonën e Londrës, hera e tretë që merrte pjesë në një maratonë, duke bërë një paraqitje të mirë. Kampioni olimpik i garave të 5 dhe 10 mijë metrave, vendosi rekord britanik në garën e maratonës, duke lënë të mendosh se së shpejti do të synojë edhe triumfin në garën e shtëpisë.

Për femra triumfoi një tjetër atlete nga Kenia, Vivian Cheruiyot, 33 vjeçe, e cila numëron edhe një të artë, 2 argjendi dhe një të bronztë në Lojërat Olimpike. Atletja afrikane dha kohën 2h18’31”, duke lënë pas patrioten e saj Brigid Kosgei, ndërsa në vendin e tretë u rendit atletja etiopiane Tadelech Bekele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat