Po doli i pari në Prishtinë, kjo është shifra e mijëra eurove që fiton

Atletika

Po doli i pari në Prishtinë, kjo është shifra e mijëra eurove që fiton

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:12

Nuk është larg fundi i muajit dhe një mundësi e artë i pret secilin atlet e atlete, që nëse e zënë vendin e parë do të marrin 1200 euro. Gjysmëmaratona do të mbahet me 29 prill, në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë – Kastriot – Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Fituesit e gjysmëmaratonës do të shpërblehen me 1200 euro. Kjo është gjysmëmaratona e 18 më radhë që organizohet nga Federata Atletike e Kosovës, që ka kryetar Halil Sylejmanin.

Shpërblimet për femrat e për meshkuj

Vendi i parë: 1200 euro

Vendi i dytë: 900

Vendi i tretë: 700

Vendi i katërt: 500

Vendi i pestë: 400

Vendi i gjashtë: 300

Vendi i shtatë: 200

Vendi i tetë: 100

Vendi i nëntë: 70

Vendi i dhjetë: 50

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat