Sylejmani: Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon ta dëmtoj sportin e atletikës - Bota Sot
Sylejmani: Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon ta dëmtoj sportin e atletikës

Atletika

E martë, 18 shtator 2018

Sylejmani: Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon ta dëmtoj sportin e atletikës

Nga: K.G. Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:56
Halil Sylejmani

Federata e Atletike e Kosovës është e revoltuar në Komitetin Olimpik të Kosovës, duke thënë se nuk i kanë borxh në asnjë formë asaj.

“Jemi shumë të zhgënjyer me dëmet të cilat po ia sjell Komiteti Olimpik i Kosovës sportit të atletikës në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.   Deri tash kemi qëndruar në heshtje por më nuk do të lejojmë që vlerën dhe imazhin e sportit të atletikës ta përcakton Komiteti Olimpik i Kosovës.  Këtë dëmtim që po i bëhet sportit tonë nuk ja kemi borxh Komitetit Olimpik të Kosovës.  Nëse i kthehemi historisë së viteve të kaluara edhe të paraluftës i vetmi sport me të cilin Komiteti Olimpik i Kosovës është simbolizuar dhe ka pasur aktivitetet të sportit ka qenë sporti i atletikës.  Në Lojërat Olimpike në Rio atletika është pa diskutim sporti qendror i Lojërave për këtë edhe e ka të drejtën ekskluzive të përfaqësohet me dy garues pa marrë parasysh normën e arritur. Në mesin e zyrtarëve të sporteve të ndryshme që shkuan në Rio nuk ka pasur asnjë zyrtarë të sportit të atletikës në delegacionin e KOK-ut dhe me këtë sporti i atletikës është dëmtuar. 

Për zyrtarët ndërkombëtar të sportit të atletikës mos prezenca e zyrtarëve të atletikës nga Kosova në Rio ka qenë e çuditshme dhe është dashtë të arsyetohemi se nuk kemi qenë mirë me shëndet, andaj edhe nuk kemi qenë pjesë e delegacionit të KOK-ut në Rio. Jemi thellësisht të pakënaqur me mënyrën e kategorizimit të sporteve dhe rezultatet të cilat i ka shpallur Komiteti Olimpik i Kosovës në media.

Pas gabimeve të njëpasnjëshme të procedurave të nxjerrjes dhe ndryshimit të rregullores për kategorizimin e sporteve Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon me gabime edhe në vlerësimin e kategorizimit sipas rregullores. Rregullorja e cila është propozuar nga KOK është rregullorja më e dobët dhe më e varfër e mundshme në rajon. Të metat e saj janë shumë të mëdha si përnga mangësia e numrit të kritereve të parapara për ti kategorizuar sportet ashtu edhe nga ndjeshmëria për të nxjerrë në pah dallimet ndërmjet sporteve. Prej fillimit kur ka nisur procesi për të nxjerrë këtë rregullore puna ka vajtur keq. Rëndësia apo pesha e një sporti dhe puna e një federate në zhvillimin e një sporti ju është lënë në dorë një komisioni që në të kaluarën as për së afërmi nuk janë marrë me punë as të përafërta të kësaj natyre.

Për shkak të jo profesionalizmit ende pa filluar të aplikohet kjo rregullore është dashur të ndryshohet shumë shpejt pa kurrfarë procedurash ose me procedura super të shpejta për interesa plotësisht të njëanshme.  Edhe si e tillë kjo rregullore nuk është zbatuar plotësisht dhe është dashtë në shtrembët për shkak të metave të mëdha në mënyrë që rezultatet mos të dalin absurde. Sporti i atletikës është sporti i vetëm në rajon e më gjerë i ranguar në grupin e dytë të sporteve. Duke pas parasysh që nga MKRS jemi sporti i parë i licensuar si federatë që nuk i ka munguar asgjë si i përket mënyrës së funksionimit organizimit, zhvillimit dhe rezultateve të arritura të këtij sporti në Kosovë. Vlerësimi që është bërë nga komisioni për kategorizim të sporteve është dashtë të paraqitet i detajuar dhe të jetë shumë transparent në një takim me zyrtarët e federatave e jo si ka ndodhur ti paraqitet mediave vetëm shuma e pikëve të federatave dhe rangimi i tyre në grupe.

Për të gjitha arsyet që u cekën Federata Atletike e Kosovës nuk do ta njeh këtë vlerësim nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës derisa nuk bëhet transparente në detaje e gjithë ecuria e punës së komisionit dhe paraqitja e të gjitha rezultateve të federatave të sporteve dhe dallimet ndërmjet tyre të nxjerra nga komisioni e jo vetëm shuma e pikëve. Kosova ka kapacitete profesionale për të nxjerrë një rregullore solide për nevojat dhe synimet e shtetit tonë, por profesionistët për ta kryer këtë punë duhet kërkuar kryesisht jashtë bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Gjithashtu numri i anëtarëve të këtij komisioni duhet të rritet dhe të zgjerohet në 7 apo më tepër. Kërkojmë nga MKRS që të ndërroj procedurat për ndryshimin e rregullores për kategorizimin e sporteve dhe që institucioni i cili nxjerr, vlerëson dhe realizon këtë rregullore të përfshihen profesionist që e kuptojnë thellësisht rëndësinë dhe peshën e sporteve, diferencën ndërmjet tyre si dhe mënyrën se si duhet të vlerësohen saktësisht sportet për tërë veprimtarinë që e kryejnë si sport. Nuk kemi nevojë që këtë peshë kaq të madhe për të kategorizuar sportet dhe për ti peshuar sportet në Kosovë t’ia lëmë një komisioni që aksidentalisht është caktuar për ta bërë këtë rregullore. Nëse dëmi që po i bëhet sportit të atletikës vazhdon, do të shqyrtojmë mundësinë që mos të jemi pjesë e Komiteti Olimpik të Kosovës”, shkruan në letrën e hapur kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test