IAAF nuk tërhiqet, atletika ruse ende e pezulluar pa afat nga aktivitetet - Bota Sot
IAAF nuk tërhiqet, atletika ruse ende e pezulluar pa afat nga aktivitetet

Atletika

E enjte, 20 shtator 2018

IAAF nuk tërhiqet, atletika ruse ende e pezulluar pa afat nga aktivitetet

Më: 6 mars 2018 Në ora: 19:01
IAAF

Edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vendosi që t’i heqë pezullimin Rusisë dhe të lejojë sportistët e saj të garojnë në evente ndërkombëtare, kjo gjëe nuk mund të ndodhë ende në sportin e atletikës. Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka konfirmuar sot se atletët rusë janë të pezulluar dhe nuk mund të garojnë në aktivitetet ndërkombëtare, pezullim që ka nisur që prej nëntorit 2015 për shkak të skandalit doping. Reformat antidoping që IAAF pret nga Rusia nuk janë ende në nivelin e pritshëm, ndaj pezullimi pa afat vijon të jetë në fuqi.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, ka konfirmuar se ende nuk janë pjekur kushtet që atletët rusë të lejohen të garojnë në garat e organizuar nga ky institucion. “Ne do të ftojmë në një mbledhje urgjente drejtuesit e atletikës ruse dhe antidopingut në këtë vend për të diskutuar për reformat e bëra deri më tani. Ne i duam sërish në pistë atletët rusë, por nuk do të tolerojmë asgjë për sa i përket dopingut”, tha Coe, që shtoi se një vendim përfundimtar do të merret në maj. Në Botërorin e sallave të mbyllura të zhvilluar javën e kaluar në Birmingam, një numër i madh atletësh rusë morën pjesë si sportistë neutralë.

Image

 

 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test