Diskutohet për infrastrukturën e atletikës

Atletika

Diskutohet për infrastrukturën e atletikës

Më: 5 mars 2018 Në ora: 13:33
Shkodra, Mazreku dhe Sylejmani

Federatën Atletike të Kosovës, sot e vizitoi zv/ministri për kulturë, Rini e Sport Rexhep Mazreku ku u prit nga Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës Halil Sylejmani dhe sekretari  Abdurrahman Shkodra
Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohet Federata Atletike e Kosovës sa i përket infrastrukturës. Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet strategjike të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit dhe koordinimit të punëve në mes të FAK-ut dhe MKRS-së .
Zv/ministri Rexhep Mazreku e përgëzoi Federatën për punën që është duke e bërë dhe për medaljen e agjentë të fituar javë më parë në Kampionatin Ballkanik në salla nga atleti i mirënjohur Musa Hajdari si dhe paraqitjen dinjitoze në Kampionatin Botëror.
Ndjehem jashtëzakonisht mirë si zv/ministër i MKRS-së, për të arriturat dhe sukseset që po i arrijnë sportistët tanë dita ditës në shumë disiplina sportive si në aspektin kombëtar po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu nënvizoi edhe përkushtimin e MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend. 
Kryetari i FAK-ut e falënderoi zv/ Ministrin për vizitën e bërë FAK-ut dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kërkoi nga MKRS që në të ardhmen të investoi më shumë në infrastrukturë sportive të atletikës, gjegjësisht në rregullimin e shtigjeve të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese, të cilat do të ndikojnë në arritjen e rezultateve më të mira në atletikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat