Federata reagon ndaj akuzave të Gegës - Bota Sot
Federata reagon ndaj akuzave të Gegës

Atletika

E diel, 20 maj 2018

Federata reagon ndaj akuzave të Gegës

Më: 1 mars 2018 Në ora: 23:26
Nikolin Dionisi

Një postim i Luiza Gegës në profilin e saj në Instagram ku shkruante se uniformën që do të garonte në botërorin në salla të mbyllura e kishte blerë vetë ka hapur edhe një herë debatin për gjendjen e këtij sporti në Shqipëri. Sekretari i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi në një intervistë për TV Klan thotë se federata ia ka siguruar një uniformë si për gjithë sportistet e tjerë.

“Federata Shqiptare e Atletikës ka një uniformë për të gjithë ekipin kombëtar. Luiza Gega duke qenë sportiste elitare, gjithashtu edhe Izmir Smajlaj mbështet nga Nike me uniforma. Ajo ta veshë ia kemi lejuar ne dhe federata botërore”.

Nikolin Donisi pranon se fondet e Federatës janë të paketa.

“Në vitin 2017 federta ka patur 7,9 milionë lekë, kurse këtë vit kemi 12% ulje të buxhetit dhe kemi 7 milionë lekë”.

Kampionia e Ballkanit ka vijuar me denoncime të tjera mbi kushtet që gjendet sot atletika. Ja çfarë shkruan në Instagram të shoqëruar me një foto ku pista e vrapimit i ngjan nje moçali balte.

“Infrastruktura ku stërvitem nuk plotëson kushtet më minimale, për një sportist qoftë të nivelit amator. Unë mund të kem mundësi të blej uniforma, por nuk kam mundësi të blej një pistë tartan ku stërvitem”.

Edhe vetë zyrtari i federatës e pranon këtë realitet.

Nikolin Dionisi: “Qeveria ka ndërtuar pistë në Shkodër, Elbasan dhe Korçë, por pjesa më e madhe e popullsisë banojnë në Tiranë dhe ne i bashkohemi me sportistët dhe duam që të ndërtohet një e tillë në kryeqytet”.

Luiza Gega është e vetmja sportiste që do të marrë pjesë në botërorin që po zhvillohet në Birmingam, por pavarësisht kushteve ajo doli e para në Ballkan dhe shpreson të kualifikohet në finalen e 1500 metrave.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test