Hajdari: Besoj se do të dalim mirë në Kampionatin Botëror - Bota Sot
Hajdari: Besoj se do të dalim mirë në Kampionatin Botëror

Atletika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Hajdari: Besoj se do të dalim mirë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:30
Musa Hajdari

Nënkampioni i Ballkanit në disiplinën 800 metra, Musa Hajdari, me përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Zijadin Kryeziu, udhëtuan për në Birmingham të Anglisë, ku mbahet Kampionati Botëror i atletikës në salla të mbyllura. Hajdari është i motivuar shumë pas suksesit në disiplinën 800 metra në Kampionatin Ballkanik dhe synon edhe një rezultat të mirë, kësaj radhe në Kampionatin Botëror. Ai është optimist se do të ia dalin sa më mirë në një konkurrencë të tmerrshme. 

Ndërkaq, zyra e Federatës Atletike të Kosovës, bëri të ditur se Hajdari është mjaft mirë i përgatitur. “Musa Hajdari do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Botëror në disiplinën 1500 metra pikërisht me 3 mars prej orës 12:15”, bëhet e ditur nga Federata.  Ndërkaq, anëtari i kombëtares së Kosovës, Hajdari, njëherësh i klubit Rogana, fshat nga Dardana, tha se është i përgatitur maksimalisht, por sipas tij nuk ka stërvitur në salla të mbyllura, por në ambient të hapur.  “Pres që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam në formë shumë të mirë edhe pse është vetëm fillimi i sezonit”, thotë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa keni njohuri për konkurrencën dhe cilët atlet i sheh favoritë në disiplinën tuaj?

“Kampionati Botëror është gara më e fortë dhe marrin pjesë atletët më të mirë. Konkurrenca normalisht që është shumë e fortë sepse jemi në një garë të nivelit më të lartë”, tha ai.   Hajdari tregon se ka stërvitur në natyrë, ndërsa gara mbahet në sallë, megjithatë, shpreson se do të arrij rezultat sa më të mirë. “Jemi munduar me të gjitha forcat e mundësitë që të jemi sa më të gatshëm për garën. Por një gjë duhet cekur, se gara zhvillohet ne sallë, ndërkaq stërvitjet të gjitha i kam bërë në terren të hapur, gjë që na vështirëson shumë punët. Besoj se do të dalim mirë në përfundim të garës”, tha Hajdari. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerësoi lart pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe shpreson se Hajdari do të dëshmojë cilësitë e tija.  Sylejmani tha se është garë e fortë, por beson e shpreson se Hajdari do të luftojë me tërë arsenalin që ka, që të lë përshtypje të mira. Viti 2018, do të jetë një vit mjaft interesant por dhe me shumë sfida për mbretëreshën e sporteve. Në fakt, atletika e ka filluar fortë mirë me suksesin në Stamboll, kur Hajdari fitoi medaljen e argjendtë ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test