Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës” - Bota Sot
Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës”

Atletika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Haradinaj iu bashkua maratonistëve në përgatitjet e tyre për “Shtegun e Shpresës”

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Në shënim të 20-vjetorit të nisjes së Luftës për Çlirimin e Kosovës dhe me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, sot priti në takim anëtarët Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association-KTRA).

Në këtë takim, kryeministri u njoftua për nismën e KTRA-së për organizimin e “Shtegut të Shpresës”, i cili do fillojë në Prekaz, për të vazhduar në Gllogjan dhe me përfundim në Koshare. Shtegu prej 100 kilometrash do të jetë i ndarë në pesë segmente dhe do të zhvillohet në datat 3 dhe 4 mars 2018.

 Kryeministri Haradinaj ofroi përkrahjen e tij për këtë organizim, që do të mbahet në shenjë nderimi për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe 10 vjetorit të pavarësisë.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se është vrapues i rregullt nëpër malet dhe bjeshkët e mrekullueshme që ka Kosova.

Pas pritjes që iu bëri anëtarëve të Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor, për të mbështetur kauzën e tyre, kryeministri Haradinaj u bashkua në vrapimin parapërgatitor të maratonës së vrapimit, të organizuar në parkun e Gërmisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test