Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron dy atletët shqiptarë, kampionë të Ballkanit - Bota Sot
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron dy atletët shqiptarë, kampionë të Ballkanit

Atletika

E hënë, 18 qershor 2018

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron dy atletët shqiptarë, kampionë të Ballkanit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:17
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar atletët shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë të Ballkanit gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura një ditë më parë në  Stamboll të Turqisë.

Në një postim në faqen e saj, ambada e SHBA-së në Tiranë, shprehet se: “Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë”.

“Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, shprehet ambasada SHBA-së në Tiranë, duke postuar dhe foton e dy sportistëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test