Edhe një sukses i Musa Hajdarit në Kampionatin Ballkanik

Atletika

Edhe një sukses i Musa Hajdarit në Kampionatin Ballkanik

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 19:02
Pamje nga gara e sotme

Atleti Musa Hajdari vazhdon me suksese në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Stamboll. Atleti i kombëtares së Kosovës pas medaljes së argjendtë, tani renditet i katërti në 1000 metra.

“Pas fitores së medaljes së argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll me 17.02.2018, Musa Hajdari edhe sot bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në disiplinën 1000 metra në mitingun ndërkombëtar ‘Istanbul indor cup 2018’, garë e cila është në kalendarin e Federatës Evropiane të Atletikës. Në këtë miting ishin pjesëmarrës atlet elitar nga Afrika, Azia dhe Evropa, siç janë Abraham Rotich, Reuben Bett etj.

Hajdari arriti rezultatin 2’.22’’.15 minuta dhe vuri rekord të ri të Kosovës. ai në kët garë doli i pesti në një konkurrencë shumë të ngushtë ku vetëm 15 të qindtat e ndanë nga vendi i tretë. Vlen të ceket se brenda dy dite Musa Hajdari arriti ti thyej dy rekorde shtetërore pra dje në 800 metra dhe sot në disiplinën 1000 metra. Në disiplinën 800 metra arriti 1093 pikë të IAAF-it, kurse në 1000 metra arriti 1091 pikë”, shkruan selektori i kombëtares së Kosovës, Zijadin Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat