Kosova në atletikë befasoi në Stamboll - Bota Sot
Kosova në atletikë befasoi në Stamboll

Atletika

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kosova në atletikë befasoi në Stamboll

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 13:55
Pamje nga gara e djeshme

Atleti Musa Hajdari fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll. “Është mbajtur Kampionati Ballkanik i atletikë, ku Kosova u përfaqësua me 6 garues, 4 atlet dhe 2 atlete. Duke marrë parasysh se garat në salla të mbyllura janë specifike dhe kërkojnë parapërgatitje në ambiente të tilla, atletët tanë në përgjithësi bën një paraqitje të kënaqshme gjithnjë duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat se ku i kemi mbajtur stërvitjet. Atleti Musa Hajdari shkëlqeu në disiplinat 800 metra me rezultat 1.49.58 minuta, ku arriti të bëhet nënkampion i Ballkanit. Ai ishte vetëm 9 të qindtat e sekondës pas vendit të parë. Gresa Bakraqi po ashtu bëri një vrapim të mirë në disiplinën  800 metra me rezultat 2.17.28, ku arriti të plasohet në vendin e 8-të, Valentin Sadiku në disiplinën 800 metra arriti rezultatin 1.54.85 që është një rezultat i mirë për salla të mbyllura. Ai ishte në pozitën e 11-të. Në poziten e 11 ishte edhe Edis Ahmeti në disiplinën 60 metra me rezultat 7.12 të qindtat, Vijona Kryeziu në disiplina në 400 metra ishte e 11-ta me rezultat 59.64, ky është vrapimi i parë i saj mbas operacionit që kishte në fund vitin e kaluar. Erudit Rysha në disiplinën kërcim së gjati kërceu 6.23 metra. Është me rëndësi të ceket se në federatën ballkanike të Atletikës janë të përfshira tani 18 shtete përfshirë edhe disa federata të shteteve jashtë Ballkanit siç janë Izraeli, Ukraina etj”, bëhet e ditur nga Zijadin Kryeziu, selektor i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test