Tragjedi, gjyqtari ndërron jetë

Atletika

Tragjedi, gjyqtari ndërron jetë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:26
Pavel Zeman

Ka mjaftuar një moment shpërqendrimi dhe ka ndodhur tragjedia. Në një turne për mosha në sallat e mbyllura, të zhvilluar në Pragë (Republika Çeke), një gjyqtar me përvojë, Pavel Zeman, është goditur nga një gjyle e hedhur nga një atlet gjatë garës.

Pas këtij incidenti të rëndë turneu u ndërpre dhe policia ka nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen. Mësohet se gjyqtari po ecte pa e patur mendjen te gara në zonën ku zakonisht bien gjylet dhe nuk e ka kuptuar se një sportist ishte ende në garë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla të rënda në sportin e atletikës, shumica prej të cilave në garën e hedhjes së shtizës, ku ka patur edhe herë të tjera tragjedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat