Sylejmanit ia morën pasaportën, por kujton edhe ferrin në restorantin ‘BBC’ - Bota Sot
Sylejmanit ia morën pasaportën, por kujton edhe ferrin në restorantin ‘BBC’

Atletika

E hënë, 24 shtator 2018

Sylejmanit ia morën pasaportën, por kujton edhe ferrin në restorantin ‘BBC’

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
Halil Sylejmani

Asnjëherë nuk i fshihet nga kujtesa Halil Sylejmanit kur u kthye nga Shqipëria, se si ishte dënuar nga okupatori serb. Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, krahas që ishte marrë pasaporta nga regjimi serb, kishte përjetuar edje një ferr tjetër në restorant “BBC”. “Më së vështiri e kemi pasur me shkuar në Shqipëri sepse marrëdhëniet e shtetit të quajtur jugosllav dhe me shtetin Shqiptar, i kishin pasur të tilla, që nuk është lejuar vizita as private as zyrtare, mirëpo ne disi ia kemi arritur, edhe me dënime, me burg apo mjete financiare.

Pas kthimit nga Shqipëria në vitet e 93-94, kufitarët në Qafë Thanë nga Shqipëria na vunë vulën shqiptare dhe kur kemi hyrë në Kosovë na i morën pasaportat dhe jemi dënuar, unë për veti po them, u dënova me 21 ditë burgim ose me mjete materiale. Kam kërkuar me paguar me mjete sepse me ndejt burg 21 ditë ka qenë vështirë, kur dihet se çfarë rrethana kemi qenë. Dëshira e madhe për të zhvilluar atletikën kemi arritur që sado kudo ta mbajmë gjallë dhe të organizojmë këtë sport”, thotë për gazetën kombëtare "Bota sot", Sylejmani. 

Fundviti 1993 përkatësisht në dhjetor, ka qenë trishtues, kur u rrethuan nga milicia serbiane, me rastin e shpalljes së Sportistit të Vitit në Republikën e Kosovës. “Shpallja e Sportistit  të Vitit (në vitin 1993) në restorant ‘BBC’, gjatë ceremonisë ka ndërhyrë shërbimi i policisë së atëhershme serbe, dhe diku pas një ore e diçka na kanë dëbuar nga salla e manifestimit dhe kryetarin e atëhershëm së Federatës së Sporteve të Kosovës, Mazllum Belegu, e kanë arrestuar. Kurse ne, nën tytat e automatikëve dhe autoblindave na kanë larguar dhe kemi shkuar secili në anën e vet”, tregon Sylejmani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test