Kur e kanë Mimoza Kusarin me vete... - Bota Sot
Kur e kanë Mimoza Kusarin me vete...

Atletika

E diel, 24 qershor 2018

Kur e kanë Mimoza Kusarin me vete...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Mimoza Kusari me disa sportistë

Të jesh sportist është privilegj. Kosova ka një armatë të sportistësh dhe që zhvillojnë aktivitete ashtu si munden, disa në kushte të mira e disa të vështira, por secili jep kontributin e tij.  Kryetarja e Alternativës së Kosovës, Mimoza Kusari, ndryshe deputete e Republikës, ka dëshmuar sa e sa herë se e do fortë sportin e atletikës. Ajo gjithmonë ka qenë në krahë të sportistëve e sportisteve. Në fakt edhe për sportistët ka qenë një lehtësim kur kishin Mimozën me vete, sepse ajo ka qenë një shembull sesi i vrapohet dhe nuk duhet dorëzuar për asnjë çast.

“Tash kur jemi afër përfundimit të këtij viti në memorien tonë shfaqen sfidat dhe suksese që kemi kaluar gjatë këtij viti.

Për mu viti 2017 ishte vit me shumë sfida në sport, 23 gara të realizuara dhe shumë suksese.

Pjesëmarrja në Maratonën ndërkombëtare  ‘Maratona Di Roma'17’

kur garën e kam filluar në kategorinë Elite në mesin e mbi 16 mijë garuesve nga e gjithë bota. Rezultati përfundimtar 3:00:02 dhe u rendita i 9-ti në kategorinë time M20-25 në kategori ishin garuesit nga Kenia, Etiopia, Polonia, Spanja, Italia, ndërsa i 325 në mesin e 16 mije garuesve.

 Pjesëmarrja në një garë të Triatlonit Labeat Triathlone Shkodra 'Sprint Distance' vendi i 11-të.

Kampionati i Kosovës në çiklizëm në kategori U-23 kronometer dhe 150 km u rendita i 3-ti.

Kampionati i Kosovës në atletikë në dy kategoritë 3000 metra dhe 5000 m. u shpalla nënkampion i Kosovës.

Faleminderit te gjithëve për mbështetjen gjatë këtij viti.

Viti 2018 na pret me shumë sfida dhe shumë punë deri në qëllimin e madh drejt normës olimpike”, shkruan Tirron Mamusha, sportist i shumanshëm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test