Vëlla e motër, shembull në Kosovë

Atletika

Vëlla e motër, shembull në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Astrit dhe Vijona Kryeziu, janë vëlla e motër

Astrit dhe Vijona Kryeziu, janë vëlla e motër dhe shembull se si luftohet e mbrohen ngjyrat e shtetit të Kosovës. Astriti dhe Vijona garojnë në disiplinat e mesme të mbretëreshës së sporteve, por janë bindshëm më të mirë në vendin tonë dhe disa herë edhe në arenën ndërkombëtare u shquan me rezultate të mira. Vëlla e motër janë atletë të klubit Rogana, fshat nga Dardana, që drejtohet nga trajneri i mirënjohur dhe më i suksesshëm, Zijadin Kryeziu, gjithsesi se janë shembull në çdo aspekt.  

“Federata Atletike Kosovës, i shpalli më të mirët për vitin 2017
në praninë e shumë personaliteteve nga jeta sportive e Kosovës në një atmosferë sportive. Atletit Astrit Kryeziu dhe Vijona Kryeziu janë sportistët e viti 2017.
Emrat e tyre kanë kohë që janë të njohur për atletikën dhe fansa e tyre, rrugët që Astrit Kryeziu dhe Vijona Kryeziu hapen në vitin 2017 treguan rezultate solide dhanë shembull e frymëzuan edhe atletët tjerë për ta ndjekur rrugën e tyre”, thuhet nga Federata Atletike e Kosovës, e cila drejtohet nga presidenti Halil Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat