Të shtunën fillon kursi për trajnimin e trajnerëve të atletikës, të dielën për të shigjetarisë

Atletika

Të shtunën fillon kursi për trajnimin e trajnerëve të atletikës, të dielën për të shigjetarisë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:35
Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës do të fillojë këtë fundjavë me organizimin e kursit të gjashtë dhe të shtatë për trajnimin e trajnerëve, të tretin vetëm gjatë këtij muaji.
Të shtunën (nesër) në ora 9 do të fillojë kursi për trajnerët e Federatës së Atletikës së Kosovës. Pjesa teorike do të organizohet në Hotel Sirius në Prishtinë, kurse praktika në sallën e Kolegjit Universi në Bardhosh. Kursi zgjatë deri më 15 nëntor 2017.
Ligjërues do të jenë ekspertët ndërkombëtar të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, z.Bostjan Bradesko dhe z.Robi Kreft.
Ndërkohë, të dielën kursi i njëjtë fillon edhe për Federatën e Shigjetarisë së Kosovës, të cilët do t’i vijojnë ligjëratat në Hotel Sirius në Prishtinë. Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar, Agron Mala, njëherit kryetar i kësaj federate. Kursi zgjatë deri më 12 nëntor 2017.
Të njëjtin kurs, por nivelin e dytë, që nga e mërkura janë duke e vijuar trajnerët e pingpongut.
KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, vetëm gjatë këtij viti do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, njeriu që ka dhënë shumë dhe jep për këtë sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat