KOK: Jo’-ja për Hamdiun nuk ekzistonte

Atletika

KOK: Jo’-ja për Hamdiun nuk ekzistonte

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:23
Hamdi Halimi

Me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e punëtorit të madh sportiv, z.Hamdi Halimi.
Z.Halimi ishte kudo ku kishte ngjarje sportive. Angazhimi i tij ishte i pamohueshëm, duke dhënë kontribut të madh vullnetarisht.

‘JO’-ja për Hamdiun nuk ekzistonte, sa herë që federatat e ndryshme kërkonin përvojën dhe ndihmën e tij.
I tillë ishte edhe në ngjarjet e organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe e fundit që dha kontribut të çmuar ishte Dita Olimpike 2017. Entuziazmi i tij që vrapimi dhe rezultatet e mbi 2 mijë fëmijëve të kenë mbarëvajtjen e duhur, ishin të pashoqë.
Fjalët për të përshkruar atë që bënte Hamdiu për aktivitetet e shumta sportive, janë më të paktat që mund të bëhen për një njeri siç ishte ai.
Dashuria e tij për dijen dhe protagonizmi i tij pozitiv i kudondodhur në aktivitete sportive dhe në trajnimet e Lëvizjes Olimpike do të na mungojnë të gjithëve.
Halimi ka qenë trajner në gjimnastikë, është marrë shumë me atletikë dhe ka kontribuar për sportin në përgjithësi. 
31 tetori i vitit 2017 do të kujtohet për humbjen e një njeriu plot entuziazëm, një njeriu me vlera për shumë federata sportive.
Ndaj, në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes Olimpike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes tuaj, miqëve, sportdashësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin figurën e z.Hamdi Halimi, thuhet nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat