Bakraçi: Me mungojnë shumë gjëra!

Atletika

Bakraçi: Me mungojnë shumë gjëra!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2017 Në ora: 18:22
Gresa Bakraçi

Atletja pejane, Gresa Bakraçi, është në formë të mirë dhe është edhe më e motivuar pas triumfit në disiplinën 10 kilometra metra në Mitingun ndërkombëtar në Shkup.  Anëtarja e kombëtares së Kosovës dhe e KA Besa e Pejës, ka një synim: Të përgatitet sa më mirë në disiplinat 1.500 e 3.000 metra.  

Gresa është krenare për këtë sukses, por shpreson se do të vazhdojë me rezultate të mira. “Para Shkupit kisha një vrapim tjetër, pra një itë para garës, ku u mbajt mitingu ndërkombëtar me 6 shtete pjesëmarrëse, si Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Dola shumë mirë, por vrapimi ishte pasdite, ndërsa ky vrapimi i 10 kilometrash ishte menjëherë të nesërmit në 09.00 të mëngjesit, ku ende pa u bërë 24 rikuperim arrita të fitoj prapë vendi e parë. Thënë të drejtën edhe pse kishte shumë shtete me të zhvilluara se Kosova dhe me kushte më të mira se ne, prapë arrita të fitoj unë. Nuk e kisha shumë të vështirë duke marrë parasysh edhe vrapimin para një dite.

Dola ashtu siç isha përgatitur”, tha Bakraçi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Më shumë vraponi në 1.500 e 3.000 metra, sa është vështirë në 10 kilometra? “Tash i fitova të gjitha garat e shtegut, pasi që edhe jam atlete e shtegut, e kam cek shumë herë: unë luftoj për rezultat dhe rezultati është vetëm në shteg. Këto rrugore ndoshta më vonë do t’i cilësoj si të rëndësishme, por për momentin janë vetëm gara sa për ta përmbushur një stërvitje”, theksoi ai. Ajo flet për ambiciet që ka: “Pa asnjë problem po dalë mirë edhe në gara si këto në 10 kilometra në garat ndërkombëtare. Atëherë ambicia ime është shtegu, këtë e dëshmova në shumë gara këtë vit, ku solla rezultate...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat