Në Afrikë çuditen me plisin e bardhë shqiptar, ja si e shohin!

Atletika

Në Afrikë çuditen me plisin e bardhë shqiptar, ja si e shohin!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2017 Në ora: 18:42
Qytetari i Bregut të Fildishtë me plis të bardhë

Plisi i bardhë është simbol i shqiptarëve dhe vërtet e lakmojnë shumë qytetarë të shteteve të ndryshme. Në Bregun e Fildishtë, shtet në pjesën perëndimore të Afrikës, vërtet disa janë të fascinuar me plisin e bardhë. Në foto shihet një shtetas i Bregut të Fildishtë me plis të bardhë, dhe i buzëqeshur e krenar që e mban në kokë. Atleti më i mirë në Kosovë,  Astrit Kryeziu, që vrapon në shtigjet e mesme, ndryshe është i klubit kampion Rogana, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, për atmosferën në Bregun e Fildishtë dhe se si e shohin plisin e bardhë.

”Jam në Bregun e Fildishtë, aty ku mbahen lojërat frankofone. Atmosferë superiore. Në Breg të Fildishtë po i vjen interesant shumë plisi i bardhë. Kur e shohin mezi presin ta kapin e ta shikojnë madje edhe e vënë në kokë me krenari. Bile çuditen me plisin, duke iu pëlqyer shumë”, tregon Kryeziu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat