Bakraçi: Synimin im, norma olimpike

Atletika

Bakraçi: Synimin im, norma olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2017 Në ora: 19:10
Gresa Bakraçi

Atletja Gresa Bakraçi ka thënë se pret që të jetë garë shumë e fortë  gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2017”. “Gjysmëmaratona për Kosovën është një ndër garat që anëtarët e Federatës se Atletikës i japin rëndësi shumë sidomos këtë vit e cila është bërë Kampionat Ballkanik, gjë që i motivon ata të japin me shumë se maksimumin e tyre. Ndërsa sa i përket meje, se si e shoh unë, mund ta nënvizoj thjesht si një garë kalimtare, për ta mbaruar një stërvitje të radhës, pasi që unë jam atletë e pistës (shtegut) aty ku emrin e formova dhe po e perfeksionoj. Këto gara rrugore për mua nuk kanë rëndësi, pasi që nuk është e mundur ti zgjidhesh të dyja edhe rrugën edhe pistën. Kur them nuk mundem të dyja është fjala për olimpiadën, pasi që të merresh me dyja nuk ke kohë të jepesh maksimumin, tek njëra do të detyrohesh të ndash maksimumin në dy pjesë, ku mua nuk më jep leverdi, sepse synimin im është norma olimpike.

Flas kështu sepse kam përvojë të madhe, 6-vjeçare si atletë e rrugës të cilën e kam bërë para katër vite, ku jam cilësuar me qindra herë atletë e pa konkurrencë në këto disiplina rrugore dhe nuk me ka jap asnjë pikë për normën olimpike edhe pse gjithmonë, kam qenë shpresë olimpike (mua nuk me ka kënaqur kur kjo pjesë, pasi që doja të ikja me normë jo me ftesë). Kështu që, të gjitha garat rrugore çfarëdo qofshin ato, për mua do të jenë vetëm stërvitje. Garë për mua, do të quhet vetëm shtegu. Gjysmëmaratona këtë vit do të ketë shumë pjesëmarrës të sportistëve të rajoneve ndërkombëtare, unë do të paraqitem në pesë kilometra. Stërvitjet e mija janë me intensitet të lartë, pra nuk i kam ulur për shkak të gjysmëmaratonës, sepse nuk më duket e arsyeshme për këtë garë ta ulë ngarkesën. Kështu që, me këtë garë që do e bëj të dielën, mund të them shihemi në Malit në garën evropiane”, tha Bakraçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat