Kanë mbetur edhe një muaj e një javë kur do të zhvillohet gara më prestigjioze ndërkombëtare e atletikës në vendin tonë, ‘Gjysmëmaratona Prishtina 2017’. Disa atletë e atlete përgatiten për këtë garë jashtëzakonisht të fortë që të jenë në nivele sa më të mirë. Suad Kryeziu, anëtar i kombëtares së Kosovës dhe i kampionit Rogana, fshat nga Dardana, tha se ende nuk është përcaktuar se a do të vrapojë në 21 kilometra apo në 5 kilometra. “Jemi duke u përgatitur intensivisht për garat që do t’i kemi këtë vit dhe për gjysmëmaratonën e Prishtinës që do të mbahet me 14 maj. Një garë që do të jetë shumë e fortë dhe e veçanta e këtij vitit është se do të mbahet edhe Kampionati Ballkanik i gjysmëmaratonës dhe do të jetë një ngjarje shumë më madhështore se viteve tjera. Besoj se do të zhvillohet një garë shumë e mirë. Ende nuk kam vendosur se ku do të vrapojë në 21 kilometra apo 5 kilometra, por do ta shohim si do të ecin stërvitjet, pastaj do të përcaktohemi se ku do të garojmë. Me rëndësi është që jemi duke u përgatitur mirë dhe në hapa të sigurt”, ka thënë Kryeziu për gazetën kombëtare “Bota sot”. A do jetë një nga sfidat më të vështira gjatë këtij edicioni? “Mendoj se do të jetë një...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)