Kur do të ma jepni bursën?

Atletika

Kur do të ma jepni bursën?

Nga: Valentin Sadiku Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:30
Valentin Sadiku

Debate

Të jesh sportist në Kosovë është vërtet punë e madhe, sepse duhet shumë mund, shumë djersë dhe ndoshta nuk e merr atë që e meriton, dhe të bie përnjëherë morali! Kosova ka talent,  por mjerisht mungojnë kushtet, mungon infrastruktura sportive, mungojnë edhe mjetet që janë motivuese për një sportist për të arritur kulmin e tij. Dhe nuk është e lehtë për asnjë sportist të garojë, sepse mund të lëndohesh dhe të mbetesh tërë jetën invalid, kështu që askush mos të përkujdeset për ty, përveç familja! Nëse i marrin parasysh këto që nga pas lufta e këndej, e dimë botërisht se sa talenti është shuar. E dimë se kemi pasur raste edhe që s’ka pas talent për sport, por janë munduar me zor me bë lojtar, por prapë ka dështuar. Shqetësimet janë shumë të mëdha për sportistët në degë të ndryshme sportive, por edhe unë për vete kam një brengë qe sa kohë. A thua kur do ta marr bursën që më takon? Nuk e di as vetë. E di që jam shpresë e atletikës nga Federata e Atletikës së Kosovës apo fitues i bursë olimpike, të aprovuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe disa sportistë të tjerë, që mos t’i përmendi të gjithë me emra.  Tash e dhjetë muaj nuk janë bart mjetet në xhirollogaritë tona. A thua pse?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat