Si pasojë e punimeve kriminale ka pasur lëndime të rrezikshme të atletëve

Atletika

Si pasojë e punimeve kriminale ka pasur lëndime të rrezikshme të atletëve

Nga: Zijadin Kryeziu Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:27
Zijadin Kryeziu

Shtegun e Atletikës në stadiumin olimpik “Adem Jashari” akoma pa u pranuar e ka kapur sëmundja GUNGORE. Me 24/25 shtator u mbajt Kampionati shtetëror i Atletikës në shtegun e ri që fatkeqësisht është punuar me plot defekte dhe pa asnjë standard siç kërkon IAAF dhe si pasojë e punimeve kriminale që i janë bërë këtij shtegu ka pasur lëndime të rrezikshme të atletëve pikërisht prej shtrimit gungor të shtegut, gropave që nuk ka nevojë njeriu ti vërej me sy, mjafton sy mbyllur me ec dhe i ndjen shputa këto gunga e gropa. Këtu dikush duhet të jap përgjegjësi sepse dy vite na lan jashtë aktiviteteve dhe tani përsëri është shtegu me i rrezikshëm se ai paraprak, ky shteg është i papranueshëm për atletët dhe nuk plotëson asnjë standard për të mbajtur një aktivitet të pranueshëm për IAAF dhe njëkohësisht të gjitha rezultatet janë jo valide për IAAF. Këtë mund ta pranojnë ministria sepse ata kanë ecur me take e kolare mbi atë shteg dhe sigurisht që nuk e kanë vërejtur duke u krekosur se kanë punuar diçka të mirë, por ai shteg testohet nga ata qe derdhin djersë aty ata që luftojnë për të qindat e sekondës vetëm për t'i ngritur vlerat e këtij vendi e jo me hy në garë e me humb karrierën shkaku i punimeve kriminale edhe atë me para të tatimpaguesve të varfër të këtij vendi. Ata që kanë kryer këto punime mund të jen shumë profesional ndoshta për shtrimin e parqeve për kënde lojërash për fëmijë por jo shtigje të Atletikës. Na tregoni sa stadiume të Atletikës ka kryer kjo kompani, sa projekte të tilla të licensuara për shtrimin e tartanit i kanë kryer mbrenda dhe jashtë vendit a janë të licensuar për të bërë vijëzimin që të pranohen nga IAAF. Ndoshta ka edhe nga kryesia e FAK-ut që mund ta pranojnë një gjë të tillë por duhet ta dini që bordi e as kryesia nuk vrapojnë në shteg por atletët tanë fëmijët tanë ardhmëria e këtij vendi, duhet ta dini edhe ju kryesi e FAK-ut, kryesi të klubeve që jeni bashkëpërgjegjës nëse pranoni një projekt që më shumë dëmton shëndetin se sa zhvillon atë e mos të flasim për arritje të rezultateve. Unë në cilësi të Selektorit dhe në emër të atletëve kërkoj që të formohet një komision i pavarur profesional jo politik pse jo edhe ekspert nga EAA dhe IAAF që janë të thirrur për këto çështje dhe të vlerësoj këtë punë që është bërë e që jam shumë i sigurt se nuk do të pranohet sepse nuk duhet me qenë shumë profesional me i pa defektet që ka ky shteg i Atletikës.

Autori është selektor i kombëtares së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat