Kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, është ftuar në Konferencën Ballkanike të atletikës, e cila do të zhvillohet me 9-12 shtator. “Jam ftuar në këtë konferencë që mbahet në Bullgari, e cila është në interes të atletikës tonë. Përveç Konferencës Ballkanike do të mbahen edhe disa vrapime malore. Ne si federatë do të diskutojmë për bashkëpunim në shumë aspekte me federata të ndryshme dhe në zhvillimin e atletikës. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos për të gjitha federatat pjesëmarrëse”, tha Sylejmani.