Diamond League, rezultatet e mitingut të Parisit

Atletika

Diamond League, rezultatet e mitingut të Parisit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:04
Diamond League

Një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm në Diamond League u regjistrua në garën e 1500 metrave për femra. Atletja britinike Laura Muir triumfoi me kohën 3 minuta 55 sekonda e 22 të qindat, që është rekord kombëtar për Britaninë e Madhe por edhe koha më e mirë e këtij viti në këtë disiplinë.

Mbetet në nivelet e larta edhe Kendra Harrison. Pasi triumfoi në mitingun e Laussanës në 100 metra me pengesa me kohën 12 sekonda e 42 të qindat, në Paris e kaloi sërish e para finishin me vetëm 2 të qindat me shumë.

Në 200 metra për femra Dafne Schippers nuk pati konkurrencë. Holandezja shënoi kohën 22 sekonda e 13 të qindat. Ndërsa në 400 metra po për femra e para e kaloi finishin amerikania Natasha Hastings me 50 sekonda e 5 të qindat.

Në 800 metra për meshkuj 8 atletë arritën ta përfundinon garë me një kohë nën 1 minutë e 44 sekonda. I pari e kaloi finishin keniani Kipketer, me kohën e tij me të mirë në karrierë 1 minutë 42 sekonda e 87 të qindat, ndërsa alegjeriani Taoufik Makhloufi, ashtu sikurse në Rio u rendit i dyti edhe pse koha e tij ishte nën 1 minutë e 43 sekonda.

Përsa i përket garës së 3000 metrave për meshkuj, etiopiani Yomif KEJELCHA regjistroi kohën më të mirë, 7 minuta 28 sekonda e 19 të qindat.

Në 400 metra për pengesa për meshkuj fitoi Nikolas Bett nga Kenia me 48 sekonda e 01 të qindat.

Në 100 metra për meshkuj kohën më të mirë e shënoi Ben Youssef Meitte nga Bregu i Fildishtë me 9 sekonda e 97 të qindat, i vetmi nga garuesit që zbriti poshtë 10 sekondave.

Në kërcim së larti Ruth Beitia fituese e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios u rendit e para me 1 metër e 98 centimetra.

Eocionet më të mëdha për pubikun francez i dhuruoi Renaud Lavillenie në kërcim më shkop që u ndal në 5 metra 93 centimetra, duke dështuar në tentativën e fundit për të kaluar 6 metrat.

Në kërcimin trehapësh atleti nga Shtetet e Bashkuara Chris Carter shënoi rezultatin më të mirë me 16 metra e 92 centimetra.

Në hedhjen e gjylës spikati atleti nga Zelanda e Re Tom Walsh, fitues i medaljes së bronztë në Rio me 22 metra, një rekord ky për Oqeaninë.

Ne hedhjen e diskut për femra Sandra Perkovic e Kroacisë mbetet e pakonkurrueshme me 67 metra e 62 centimetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat